Skip to content

“I pari që do të vaksinohem jam unë”, Mitsotakis tregon kur vaksina anti-Covid mbërrin në Greqi, zbardh dhe datën kur Pfizer do të miratohet nga BE-ja

Kryeministri grek Mitsotakis ka deklaruar mbrëmjen e sotme se vaksina anti-Covid e Pfizer pritet të miratohet më 30 Dhjetor nga Bashkimi Europian.

Gjithashtu theksoi se vaksinat do të mbërrijnë në shtetit grek 48-orë pas miratimit nga ana e BE-së, si dhe personat parë të cilët do të vaksinohen do të jenë ai vetë dhe familja e tij.

“Vaksina e Pfizer miratohet nga BE në 30 Dhjetor, pas 48 orësh arrin në Greqi. Të parët do vaksinohemi familja ime, unë dhe presidente e Greqisë, Katerina Sakelaropulu. Hezituesit duhet të dinë se vaksinat shpëtojnë jetë dhe janë e vetmja armë e sigurt për të fituar imunitetin ndaj covid-19. Nuk parashikohet rifunksionim i sferës së argëtimit, sidomos të natës, deri në vaksinimin e përqindjes më të lartë të popullsisë mund të arrijë deri në Pashkë. Shkollat do të rihapen në 7 janar, deri atëherë do të jetë stabilizuar situata në sistemin shëndetësor. Sivjet Krishtlindje do të kalojmë me deri në 9 veta në çdo shtëpi, do të zbatohet lockdoën i rreptë”, është shprehur kryeministri Mitsotakis.

/faxweb