Skip to content

Aksident në unazën e Korçës, shikoni si është përmbysur makina (VIDEO)

Aksidenti që shikoni në video ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, në afërsi të varrezave.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti që shikoni në pamje ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin rrethues të një lavazhi dhe më pas është përmbysur.

Nga policia thuhet se nuk ka të lënduar.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe ështe larguar. Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave.