Skip to content

Prej dy javësh i shtruar në spitalin Infektiv, humb betejën me Covid-19 mjeku (Emri)

Mjeku gjinekolog Leonard Kamberi 47 vjeç, ka humbur betejën me Covid-19 këtë mëngjes. Ai ishte i shtruar prej 2 javësh në spital në Tiranë por nuk ja doli të mposhtë koronavirusin.

Kamberi ka ushtruar profesionin pranë Maternitetit të Vlorës, ndërsa kohët e fundit punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, të Universitetit të Vlorës.

Vdekja e mjekut 47-vjeçar shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës pasi ditën e djeshme humbi jetën prej COVID-19 dhe pedagogia Dafina Broka.

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb