Skip to content

Meta bisedon me eurodeputeten Santos: Do bëj çdo përpjekje që të plotësohen kushtet për Integrimin

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim sot me Raportuesen për Shqipërinë në PE, znj. Isabel Santos dhe ambasadorin e BE, z. Luigi Soreca. Meta shprehet se e ka siguruar eurodeputeten Santos se në rolin e presidentit të Republikës do të vazhdojë që të bëjë çdo përpjekje për të bërë të mundur nisjen e negociatave të anëtarësimit për në BE.

Statusi i Metës:

Kënaqësi të zhvilloja sot një bashkëbisedim të sinqertë e miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeten Isabel Santos, dhe Ambasadorin e Delegacionit të BE në Tiranë, zotin Luigi Soreca.

Një falenderim i veçantë për zonjën Santos, për vëmendjen e posaçme që i ka kushtuar në Projekt Rezolutën për Shqipërinë zgjedhjeve të ardhshme, fenomenit të shpopullimit dhe cënimit të lirisë së medias në Shqipëri.

E sigurova se si President i Republikës do të vazhdoj të bëj çdo përpjekje për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve, që lidhen me nisjen e negociatave të anëtarësimit. Integrimi europian i Shqipërisë kalon vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe ndërtimit të shtetit ligjor me institucione të pavarura dhe funksionale.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb