(Retrospektivë psikomatike e “memories historike” të Eqrem bej Vlorës….)
Nga: Alban Gorishti
Sipas Eqrem bej Vlorës shprehja “tu mbyllte dera” në Shqipërinë e atëhershme është përdorur më tepër në sensin e mikpritjes dhe jo për vdekjen, kjo pasi sipas tij dyert e shtëpive të mëdha rrinin gjithmonë hapur për miqtë, ditë e natë.
Kaq shumë e theksuar ka qenë ky fenomen saqë te njerezit e asaj kohe, zyrë e vërtet ku njerëzit ankoheshin apo zgjidhnin probleme ishte dera e beut, ndërsa ata i shmangeshin burokracive shtetërore. Po sot çfarë ka ndryshuar tek ne, ku i zgjidhin sot problemet shqiptarët, me shtet apo?
Faktikisht po të bësh nje retrospektivë kupton se përse kjo fjalë ka qenë e rëndë tek ata (“tu mbyllte dera”), dhe përse sot kjo shprehje e shtrirë në këtë kontekst nuk përbën ndonjë shqetësim të madh? Në thelb kjo ka të bëjë me gjendjen psiko somatik të një populli, në thelb qoftë fetarisht apo kulturalisht njerzit dikur ishin më të pandikuar nga mediatizimi i mendjes dhe jetës, ndërsa sot realisht e ke të vështirë nganjëhere ta kuptosh gjendjen sociale apo emotive të dikujt që ke para. Por struktura kockore e ADN se psikomatike pak ka ndryshuar tek ata, thjesht ka ndodhur një rafinim i “lëndës së parë” duke e cilësuar të mjaftueshme për standartet globaliste.
Në një shprehje interesante të dikujt me të cilën jam “takuar” para disa kohësh, thuhej :…. Refugjatët sipas tij votonin me këmbët e tyre ndërsa dikur lëvizja e tyre ishte nga perëndimi në lindje dhe jo si sot nga lindja për në perëndim.. “
“….. Shqiptari ka prapa një traditë mijë vjeçare kapadaillëku dhe dhunë, ndaj heronjtë dhe udhëheqësit e tij nuk mundet ti përfytyroj ndryshe veçse të pajisur me këto veti…” Eqrem bej Vlora, Kujtime, fq 43.
Realisht në piklidhjet historike siç ka qenë koha që ka jetuar Eqremi, kupton shumëçka, kupton edhe pse shqiptarët reverojnë kaçakët mbret dhe nuk çmuan siç duhet Ismail Qemalin i cili bashkë me të tjerë u përpoq t’i dhuronte lirinë shqiptarëve, por ka popuj që lirinë e shohin si pushtet absolut mbi të drejtat dhe autonominë e tyre si popull. Ndërsa atë që përpiqet t’ua zgjerojë mendjen dhe t’ua ndriçojë horizontin kulturor e përçmojnë me tradhëti dhe e shkelin në besë (ky është fenomen që vazhdon akoma edhe sot). Ndaj ata që e kanë pas “pallën” me të gjate kanë mbretëruar më tepër, ndërsa vetëm dhuna i bind shqiptarët që duhet të jetojnë “të lirë”. Shembull për këtë kemi aventurierët qejflinj që morën drejtimin e Shqipërisë pas viteve 90-të ,dhe si te tillë sa më tepër qeflinj apo aventurier aq më shumë veneroheshin nga masat.
Pastaj po ne të njëjtin libër ish beu i Vlorës tregon sesi ai kur ka qenë në Kaninë ka pasur 2 mësues një Italian dhe një hoxhë për mësim besimin, ndërsa tregon sesi inxhinieri Italian (fq 26) e kuptonte duke mbetur me ta mik familjar për 40 vjet kurse hoxha nga Kanina kishte pamjen dhe sjelljen tipike të një njeriu që nuk të kuptonte dhe nuk kuptohej….
Po ashtu në faqet e këtij libri përcjell një klimë të trazuar politike ku shtresat e kulturuara(borgjeze) në vend ishin të pakta për këtë edhe situatat politike keqkuptoheshin nga masat e thjeshta (përmend një kryengritje ndaj grekëve për të cilët ishin përhapur legjenda se posedonin flote të mëdha por ata në të vërtetë nuk përbënin aspak rrezik per Vlorën pasi në horizont dukeshin vetëm 2 anije tashmë të amortizuara dhe për këtë kaluan në euforizëm masiv).
Por sot çfarë ka ndryshuar? Jemi me një shtrese “borgjezie” më të kulturuar, por vuajmë nga të njëjtat komplekse inferioriteti dhe meskiniteti, votojmë atë që na premton pastaj na gënjen, skemi më shenjtëri, dorzohemi vetëm me një presion minimalist nga injoranca, udhehiqemi nga “shitësit” e dikurshëm etj.
Në faqen 35 beu thotë nje sekret në suksesin e kujtdo që do të imponohet mbi turmat për mirë apo për keq qoftë, ai thotë :.. Te popujt primitive mundet të ndryshosh vërtet shumë gjëra, por vetëm nëse u flet me “gjuhën” që ata kuptojnë dhe vepron me “mjete” që ata njohin “….
Mos respektimi i diçkaje apo dikujt është e ngjashme me ata që përkundër ashiqarllëkut të virusit përsëri e mohojnë ekzistimin duke i besuar më tepër” “primitiveve” në klubet e lagjeve sesa realitetit dhe fataliteteve që dita ditës po i përjetojmë.
Ndërsa në një vend tjetër në libër thotë :Jam i mendimit se fëmijës i duhen dhënë njohuritë dhe i duhet mësuar praktika fetare (atij ju imponua nga familja në moshën 5 vjeçare qoftë edukata fetare por edhe ajo klasike ) vetëm atëherë kur tek ai jane zhvilluar aftësitë përkatëse perceptive..”
Ndërsa diku tjetër sjell në vemendje se”.. nën drejtimin e mësuesit të mrekullueshëm Jusuf Riza arrita të kuptoj rëndësinë dhe vlerën e fesë.. “
Po pse e solla këtë ndërlidhje shprehish të tij midis sistemeve kulturore, politike, fetare, realisht ajo që kuptoj nga eksperiencat e Eqrem beut, më bën të kuptoj se feja është diçka që fillimisht i flet shpirtit para se ti flasi mendjes, kjo është sprova për njeriun, ndërsa mendja është entitet e cila zhvillohet në rrethana shoqërore nga më të larmishmet, ndaj kjo përbën një nga barrierat më të mëdha për kulturimin e shpirtit njerzor apo fetarizimin e arsyes së tij. Kjo përputhet me atë qe thotë profeti alejhi selam :siç do të jeni ashtu do t’ju caktohen prijësit, tek e fundit Eqremi kishte mësuar rreth fesë dhe jo për fenë.
Po ashtu ai përmend (fq77) një karakteristikë të pergjithshme të një pjese të bashkombësve te tij, duke thënë se ata ishin zhurmëdhenj dhe duke pirë kafe në lokalet e vendit bënin shaka dhe qeshnin me zë të lartë….
Po ashtu diku tjetër në libër ai përmend se pasi e kishte kuptuar dhe studiuar vërtet fenë ai do të deklaronte : Sot unë jam një musliman vërtet i bindur “
Ai kështu kuptoi se drita shpirtërore e qëndrueshme e islamit impresionoi jashtzakonisht njerëzit e besimeve të tjera, në mënyrë që të ndryshonin jo vetëm besimet e tyre fetare, por edhe zakonet, politikat, mendësitë dhe mbi të gjitha prioritetet kulturore mbi të cilat ndërtohet e keqja apo e mira, ai kuptoi se ideja është puna e përbashkët morale, etike për të rivendosur njerzimin ndjesinë e shqisave të veta natyrore.
Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.



