Skip to content

Shokohet Irani: flamuri izraelit në Teheran, me mbishkrimin “Faleminderit, Mossad”

Një flamur izraelit me fjalët “Faleminderit, Mossad” ishte vendosur në mbikalimin në Teheran, i cili provokoi reagime të ashpra nga publiku në të gjithë Iranin.

Një autor i panjohur vendosi flamurin izraelit në mbikalimin në qytetin Tahranpars në lindje të kryeqytetit të Iranit dhe fotot e regjistrimet e këtij flamuri u botuan në rrjetet sociale.

Kritikët në mediat sociale pretendojnë se ky është një provokim që tregon për vrasjen e fundit të njërit prej ekspertëve kryesorë bërthamorë në Iran, Mohsen Fakhrizadeh.

Zyrtarët iranianë akuzojnë autoritetet izraelite dhe shërbimin e inteligjencës izraelite Mossad për vrasjen, por Teherani zyrtar deri më tani nuk ka komentuar ngritjen e flamurit izraelit në mbikalim.

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka njoftuar se Irani do t’i përgjigjet vrasjes së Fakhrizadeh dhe se përgjigja do të jetë në kohën e duhur.

Netanyahu tha publikisht dy vjet më parë se publiku në Izrael nuk duhet të harrojë emrin e Mohsen Fakhrizadeh si ekspert kryesor bërthamor në Iran.