Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë Spitalit Rajonal të Vlorës. Rreth orës 10:15, një kamion ka goditur një 59-vjecare, e cila ishte duke kaluar rrugën dhe po shkonte në spital, ku punon si sanitare.
Gruaja, e identifikuar si Novruze Bregaj ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar dhe një ndërhyrje kirurgjikale, raporton gazetarja e Fax News, Afrovit Hysaj.
59-vjecare ka marrë disa dëmtime në trup, por më të rëndat i kishte në këmbë dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
