Skip to content

Në mbyllje të një viti të vështirë, Xhaçka atasheve të NATO: Mbështetja e Aleancës, e vyer

Bazuar në kalendarin e aktiviteteve të dedikuar për atashetë ushtarakë të huaj të akredituar në Repuplikën e Shqipërisë, u zhvillua më datë 09 dhjetor 2020, takimi i funditvitit. Marrë në konsideratë situatën pandemike takimi u zhvillua në platformë online.

Fokusi kryesor i takimit ishte një prezantim i përgjithshëm mbi Forcat e Armatosura të RSH, roli dhe misioni i tyre, pjesëmarja e tyre në misione jashtë vendit si dhe bashkëpunimi dypalësh, rajonal dhe ai ndërkombëtar.

Në takim morën pjesë atashetë ushtarak të NATO të akredituar në vendin tonë (dhe ata jo-rezident) si dhe atasheu ushtarak i Kosovës.

Takimi u çel me një fjalë përshëndetëse të ministres së Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka, e cila gjatë fjalës së saj falënderoi atashetë ushtarakë dhe vendet të cilët ato përfaqësojnë për bashkëpunimin e deritanishëm me Ministrinë tonë të Mbrojtjes, duke vënë theksin në mbështetjen e vazhdueshme që këto vende të NATO-s ofrojnë për vendin tonë. Në mënyrë të vecantë, znj. Xhaçka shprehu mirënjohjen për respiratorët e ofruar nga NATO, duke e konsideruar si ndihmë të vyer për përballimin e situatës në të cilën po kalojmë.

Zonja Xhaçka konfirmoi që Ministria e Mbrojtjes do të vijojë kontribtutin e saj si një aleat i denjë i NATO-së, si dhe vijojë angazhimin e saj në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, rajonal dhe atë ndërkombëtar.

Takimi vijoi më pas me fjalën përshendetëse të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor Bajram Begaj, i cili ndër të tjera nënvizoi se Forcat e Aramatosura të RSH-së do të vijojnë të përmbushin detyrimet si vend anëtar i NATO-s dhe do të vazhdojnë kontributin e tyre për sigurmin e paqes dhe rendit në rajon dhe më gjërë.
Pas prezantimit mbi aktivitetet kryesore të ndërrmara nga Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm gjatë vitit 2020, rolin dhe kontributin e tyre gjatë periudhës së pandemisë, atashetë ushtarakë të huaj u njohën me angazhimet për vitin 2021.

Sesioni u fundit i takimit ishte i dedikuar për pyetje të cilat u adresuan nga atashetë ushtarakë dhe morën përgjigje nga përfaqësusit e strukturave përgjegjesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Në fund të takimit atashetë ushtarakë shprehën falenderimet e tyre për punën e bërë deri më tani nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe në dedikimin e saj në realizmin e detyrave dhe aktiviteteve pavarësisht situatës së përkeqësuar të COVID-19.