Skip to content

“Duam drejtësi”, qindra të rinj ‘mësyjnë’ përpara Ministrisë së Brendshme, kërkohet dorëheqja e Sandër Lleshaj

Qindra të rinj janë mbledhur përpara ambienteve të Ministrisë së Bredshme, në shenjë proteste ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ana e efektivit të Reneas.

Nën thirrjet “Unë jam Klodiani” dhe “Duam drejtësi”, të rinjtë kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, madje dhe dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu dhe ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

“Sandër Lleshaj jep dorëheqjen”, dëgjohet fuqimisht nga turma e mbledhur në ambientet e jashtme e Ministrisë së Brendshme.

/faxweb