Skip to content

Vrasja e Klodian Rashës/ Protestuesit thirrje policëve te Ministria e Brendshme: Hiqni kapelet!

Protuestuesit tek Ministria e Brendshme i kanë bërë thirrje policëve të heqin kapelet. Të rinjtë dhe shoqëria civile i kërkojnë policëve të solidarizohen me vrasjen e Klodian Rashës dhe të heqin kapelet.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj si dhe dënimin me burg për drejtuesit e Policisë.

Gjatë protestës ka patur edhe tension dhe përplasje të protestuesve me policinë.

Protesta ka qenë e thirrur në rrjetet sociale dhe nuk ka patur organizim politik.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra nga një efektiv policie gjatë ndjekjes, pasi ky i fundit dyshoi se ai kishte një armë në dorë.