Skip to content

“Jeni vrasës” protestuesit tentojnë që të çajnë kordonin e policisë tek kryeministria, qëllojnë me sende efektivët

flaka

Është tensionuar situata para ambienteve të kryeministrisë ky qytetarët kanë hedhur sende dhe madje janë përplasur me efektivët të cilët kanë rrethuar godinën e kryeministrisë.

Mësohet se protestuesit po heqin me forcë blloqet e betonit tek shkallët e kryeministrisë me të cilat po sulmojnë efektivët.

Protesta e sotme u thirr nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga policia të të riut Klodian Rasha mëngjesin e djeshëm.

Një efektiv policie e qëlloi për vdekje 25-vjeçarin 50 metra larg oborrit të shtëpisë së tij, pasi i riu nuk iu përgjigj thirrjeve për të ndaluar. Rasha gjeti vdekjen nga 2 plumba pas shpine, teksa përpiqej të largohej me shpejtësi, ndërsa efektivi që kreu vrasjen u arrestua në orët e mëvonshme. Në deklaratën që ai dha para SHÇBA u shpreh se ‘iu duk se i riu kishte armë’.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj, ndërsa hedhin vazhdimisht parulla kundër qeverisë.

/faxweb