Skip to content

“Hajde me vrisni mua”/ Stresi në protestë: Unë jam Azem Hajdari i dytë

I pranishëm në protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ishte edhe këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi.

 

Në një prononcim për mediat, ai shprehet se është organizatori i protëstës, ndërsa e quajti veten “Azem Hajdari i dytë”.

 

Ai theksoi plot bindje se nuk do të tërhiqen nga zhvillimi i protestave derisa të vendoset drejtësi.

 

“Une e kam organizuar kete proteste. Hajde me vrisni mua si Klodianin, ndyresirat e m*tit. A doni te me vrisni mua? Keni per te vrare gjithe keta “Klodianet”. Neser do te arrestohem, do jem krenar qe do shkoj ne qelite e paraburgimit. Per cfare? Se s’ka drejtesi per nje vella tonin. Asnje s’ka per t’u dorezuar. Nuk eshte miting pleqsh, eshte miting cunash, eshte miting populli, eshte miting te rinjsh. E kemi zemren hekur. Ketu na keni. Jeni mesuar ju, une jam Azem Hajdari i dyte, une sot organizoj protesten me te madhe qe ka pare ndonjehere populli shqiptar”, tha Stresi.