Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Zbardhet ekspertiza paraprake për vrasjen e 25-vjeçarit: Nuk ka marrë plumb në kokë, është qëlluar në shpatull (Si u shkaktua dëmtimi në kokë)

Nga ekspertiza paraprake dhe kërkesa për masë sigurie që është depozituar në gjykatë, rezulton se Klodian Rasha s’ka asnjë plumb në kokë. Arma e policit ka bërë dy qitje. Një plumb e ka kapur Rashën në pjesën e shpatullës nga pas, më konkretisht në shpatull.

Nga kqyrja e të ndjerit sipas ekspertizës paraprake, rezulton se plumbi i ka prekur organet jetike, duke i marrë edhe jeten. Ndërsa predha tjetër e dalë nga arma e punonjësit të policisë nuk e ka prekur 25-vjçarin. Prokuroria vijon të jetë ende në pritje të ekspertizës për gjurmët datiloskopike të armës që është gjetur 100 m larg vendit të ngjarjes nqs ka qenë apo jo në dorën e Rashës.

Në dëshminë e dhënë përpara grupit hetimor edhe kolegu tjetër i policit të arrestuar ka deklaruar se viktima ka patur një send të dukshëm si armë që ai e ka nxjerrë nga brezi. Por sipas hetimeve paraprake kur është qëlluar i riu nuk ka qenë i armatosur.

Prokuroria ka dyshime se armën ai e ka hedhur në krahun tjetër të rrugës Dritan Hoxha, distancë shumë e largët nga vendi ku Rasha u qëllua nga efektivi i policisë. Plumbi në kokë sipas kqyrjes së kufomës nuk ekziston dhe sipas relacionit për masë sigurie që ka bërë prokuroria ndaj policit. Dëmtimi në kokë është shkaktuar në momentin kur viktima ka rënë në tokë, jo nga plumbi. (FAX NEWS)

/faxweb