Skip to content

“Pa drejtësi, nuk ka qetësi”, njoftohet një tjetër protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, ja kur do të mbahet

Një tjetër protestë është njoftuar se do të mbahet ditën e sotme, ku kërkohet drejtësi për vrasjen e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha, nga efektivi i policisë, në zonën e Laprakës, kur ishte ora pòlicore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.

Në njoftimin e shpërndarë në mediat sociale bëhet me dije se protesta do të zhvillohet sot në orën 18:00 para ambienteve të Ministrisë së Brendshme. “Pa drejtësi nuk ka qetësi”, është thirrja që po shpërndahet duke njoftuar kështu se protestat do të vazhdojnë.

Një ditë më parë qindra qytetarë u ngritën në protestë pas vrasjes së 25-vjeçarit nga një efektiv policie, të cilët kërkonin largimin e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt.

Protesta u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të pròtestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjárr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga pòlicia.

/faxweb