Skip to content

Trònditet vendi, vriten me ármë dy vëllezërit në të 30-tat, ishin zhdukur nga shtëpia…

Dy vëllezër janë gjetur të vrárë me ármë zjarri në fshatin Zvirinë në Maliq. Mësohet se dy vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç, banues në Pogradec, kanë humbur jetën si pasojë e ármës së zjarrit, ndërsa prej 3 ditësh ishin larguar nga banesa e tyre në rrethana që nuk dihen ende.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Pòlicisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Pòlici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Njoftimi i plotë i Pòlicisë:

Më datë 10.12.2020, rreth orës 11:50, në fshatin Zvirinë, në afërsi të vendit të quajtur “Kisha e vogël”,  janë gjetur të pajetë, trupat e vëllezërve A. O., 33 vjeç dhe M. O., 31 vjeç, banues në Pogradec, të cilët dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e përdorimit të ármës së zjárrit. Këta shtetas, ishin larguar nga banesa e tyre që prej mbrëmjes së datës 07.12.2020.

Në lidhje me këtë ngjarje menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hétimor, me ekspertët më të mirë të Pòlicisë Kri.minale të strukturave hetimore në Drejtorinë Vendore të Pòlicisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Forcat Operacionale të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Pòlicisë Maliq, janë duke krehur zonën, gjithashtu janë shoqëruar në Pòlici disa persona për t’u marrë në pyetje nëse kanë dijeni apo jo në lidhje me këtë ngjarje.

Po ndiqet itinerari i lëvizjeve dhe po kryhen një sërë veprimesh hétimore për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje si edhe kapjen e vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.