Për shkak të reshjeve intensive të shiut ditët e fundit, këtë të enjte Durrësi është përmbytur edhe nga ujërat e zeza. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Fax News”, rrugët e qytetit janë të përmbytura nga uji i rrjetit të kanalizimeve të zeza të cilat kanë një sasi të madhe të reshjeve dhe për pasojë niveli i ujit në rrugë është rritur dukshëm.
Kjo situate krijohet sa hëre bie shi në qytetin bregdetar, që ka sjellë pengesë për lëvizjen e këmbësorëve, por edhe në qarkullimin e automjeteve.
(E.G/Faxweb.al)
/faxweb
