Qeveria e Francës ka miratuar një projektligj të kritikuar për “shënjestrimin e islamit dhe myslimanëve”.
Projektligji, i njoftuar nga Presidenti Emmanuel Macron në 2 tetor, u miratua nga Këshilli i Ministrave.
Në një konferencë shtypi pas një takimi të Këshillit të Ministrave, Kryeministri francez Jean Castex pohoi se në kundërshtim me kritikat se projektligji margjinalizon myslimanët, ai nuk synon fenë e islame, por synon të luftojë “islamizmin radikal”.
Duke pretenduar se islamizmi radikal përhap urrejtje dhe dhunë në shoqëri dhe përçan shoqërinë, Castex tha se përballë kësaj, republika zgjodhi të mos nënshtrohet, por të mbrojë vlerën e vet.
Jean-Luc Melenchon, udhëheqësi i Lëvizjes ekstremiste të majtë “Franca e Panënshtruar” (LFI), akuzoi qeverinë për stigmatizim të myslimanëve me këtë projektligj.
Kur projektligji të paraqitet në Parlament, ata do të kërkojnë disa ndryshime, tha Melenchon.
Projektligji përbëhet nga 54 nene, duke përfshirë kushtet për auditimin e financimit të shoqatave islamike dhe certifikimin e kualifikimit të hoxhallarëve nga Franca.
Projektligji, i cili do të paraqitet për miratim të Senatit në janar dhe nëse miratohet këtu do të votohet edhe një herë në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në një konferencë shtypi në 2 tetor, Presidenti francez Emmanuel Macron pohoi se “myslimanët në Francë kanë ideologji që mbrojnë idetë separatiste, se ata i konsiderojnë ligjet e tyre mbi ato
të Francës “, duke pretenduar se” islami është në krizë në të gjithë botën”.
Projektligji ka për qëllim kontrollin më të rreptë të financimit të xhamive, rritjen e kontrollit të shoqatave myslimane dhe parandalimin e zyrtarëve fetarë që të vijnë nga jashtë.
Ndërkohë, Michelle Bachelet, Komisionerja e Lartë e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, shprehu shqetësimin në lidhje me ndikimin negativ të projektligjit për myslimanët me prejardhje afrikane dhe pakicat e tjera në Francë dhe mundësinë e “shënjestrimit” të myslimanëve.
