Skip to content

Prokuroria kërkoi arrest me burg, shtyhet për nesër masa e sigurisë për efektivin që qëlloi Klodian Rashën

Masa e sigurisë për efektivin që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha është shtyrë për ditën e nesërme. Kujtojmë se Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të.

Paraditen e sotme, u zhvillua një takim urgjent për hetimin e ngjarjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Drejtori i ShÇBA se, dhe strukturat e tjera hetimore, analizuan ngjarjen me detaje si dhe po nxorrën detyrat për hetimin objektiv të çështjes.

Ndërkohë është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë, kërkesa për caktim masë sigurimi personal “Arrest në Burg”, për të dyshuarin Nevaldo Hajdaraj. Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së martë në zonën e Laprakës në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha u qëllua për vdekje nga efektivi i “Shqiponjave”.

Sipas policisë i riu po kryente disa lëvizje të dyshimta, dhe pas thirrjeve të vazhdueshme ka kërcënuar efektivin, ndërkohë që ishte i armatosur. Në këto momente efektivi qëlloi me armë zjarri në drejtim të 25-vjeçarit, i cili humbi jetën në spital.

Vetëm pak orë pas ngjarjes efektivi u arrestua me akuzën e “Vrasjes në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme”.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb