Skip to content

Vrasja e Klod Saliut dhe Vajdin Lames/ GJKKO pranon kërkesën e Prokurorisë, lë në burg Shullazin, Rusin, Ymerin dhe të penduarin Reçi

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar këkrkesën e Prokurorisë së Posaçme duke lënë në burg Indrit Rusin, Viktor Ymerin, Emiljano Shullazin dhe Luftar Reçin të akuzuar për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.

Ndërkohë për këto ngjarje është arrestuar në Kosovë Indrit Taullau, ndaj të cilit gjykata e Prizrenit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” 40 ditë, me qëllim ekstradimin. Gjithashtu në kërkim për këto ngjarje janë shpallur Lul Berisha dhe Plarent Dervishi.

SPAK ka regjistruar çështjen ndaj këtyre personave në Tetor të këtij viti dhe në 7 dhjetor Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Për ekzektumin e tyre operacioni u shtri në tre qytete Tiranë, Vlorë dhe Durrës. 60 efektivë policie u angazhuan për kapjen e këtyre personave.

Ishte dëshmia e Luftar Reçit, njëri prej personave që ka marrë pjesë në këto vrasje ai që pas bashkëpunimit me drejtesinë bëri të mundur zbardhjen e dy krimeve të rënda që 15 vite më parë tronditën vendin.

/faxweb