Skip to content

Protesta e dytë për Klodian Rashën/ Policia merr masa urgjente, bllokohet hyrja në pedonale dhe tek sheshi i Ministrisë së Brendshme

Policia ka blinduar sheshin pranë Ministrisë së Brendshme ku pritet të zhvillohet protesta dedikuar Klodian Rashës, 25 vjeçarit që u ekzekutua nga një efektiv policie. Nga pamjet që ka siguruar Fax Neës, vihet re se janë pozicionuar forca të shumta policia pranë Ministrisë së Brendshme dhe është rrethuar ambienti i brendshëm.

Ndonëse nuk kanë mbërritur ende protestuesit, policia ka ndaluar qëndrimin brenda sheshit dhe pedonale.

Protesta e sotme pritet të fillojë në orën 18:00. Ndërkohë Furgona policie, si dhe efektivë të forcave speciale me kundragaz kanë rrethuar perimetrinë e institucionit ku pritet të mbahet protesta për të qenë të përgatitur në rast se do të ketë përshkallëzim të dhunës.

Mbi godinën e Ministrisë së Brendshme janë vërejtur efektivë, të cilët janë të pajisur me gazlotsjellës për të shpërndarë turmën. Kujtojmë se ditën e djeshme mbajt një protestë e thirrur nga shumë qytetarë dhe aktorë të shoqërisë civile për të protestuar pas vrasjes nga një efektiv policie ndaj të riut Klodian Rasha.

Protesta u shoqërua me një konfrontim fizik mes protetuesve dhe forcave policore, si dhe zemërimi qytetar solli një sulm ndaj institucioneve më të rëndësishme në vend, si Ministria e Brendshme dhe kryeministria. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb