Anijet e Rusisë dhe NATO-s, për herë të pas 10 vitesh do të marrin pjesë në stërvitjen e përbashkët ushtarake që do zhvillohet në vitin 2021 në ujërat e Pakistanit.
Në një deklaratë nga komanda e flotës së Rusisë në Detin e Zi, thuhet se anijet luftarake ruse do të marrin pjesë në stërvitjen ‘AMAN-2021’ e cila do të zhvillohet vitin e ardhshëm në ujërat e Pakistanit.
“Në stërvitje do të marrin pjesë flotat e Pakistanit, Rusisë, Turqisë, SHBA-së, Kinës, Japonisë, Indonezisë dhe Malajzisë”, thuhet në deklaratën në të cilën bëhet e ditur se në stërvitje do të marrin pjesë mbi 30 shtete.
“Stërvitja e përbashkët e anijeve të flotës së Rusisë me anijet e forcave detare të NATO-s do të zhvillohet për herë të parë pas 10 vitesh që nga stërvitja ‘Bold Monarch-2011’ e cila u zhvillua në vitin 2011 në brigjet e Spanjës”, thuhet në deklaratë.
