14 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë identifikuar 873 raste të reja me koronavirus, nga 2714 testime të kryera.
Nuk e kanë fituar dot betejën me virusin 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kuçova të moshave 56-84 vjeç.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 364 raste në Tiranë, 100 raste në Fier, 67 raste në Durrës, 57 raste në Elbasan, 45 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 25 raste në Lezhë, 22 raste në Librazhd, 19 raste në Krujë dhe Sarandë, 18 raste në Lushnje, 13 raste në Kubrin, 11 raste në Malësi e Madhe, 10 raste në Koçë, Përmet, Peqin, 9 raste në Tepelenë, 7 raste në Delvinë, 6 raste në Gjirokastër, Mallakastër, 5 raste në Pukë dhe Gramsh, 4 raste në Kukës, 2 raste në Kolonjë, 1 rast në Devoll, Has, Vlorë, Berat, Pogradec, Dibër, Kuçovë.”
Ndërkohë, janë shëruar 537 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 23.609 që nga fillimi i epidemisë.
Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 436 pacientë, 29 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11707
Fier 1655
Durrës 1374
Korçë 1081
Vlorë 1067
Shkodër 977
Elbasan 894
Lezhë 798
Berat 744
Gjirokastër 485
Kukës 440
Dibër 265
