Skip to content

Britani/Dita e dytë e vaksinimit ndaj koronavirusit

Masat kufizuese në Britani janë lehtësuar, ndërsa tani përparësi ka marrë procesi i vaksinimit ndaj koronavirusit, i cili hyri në ditën e dytë. Sfidë tani është trajnimi i mjekëve, të cilët do të injektojnë vaksinën e “Pfizer / BioNTech”

Vaksinimi masiv është një nga sfidat më të mëdha të vendit, në kohë paqeje. Britania, e goditur më keq në Evropë me mbi 61 mijë vdekje, është vendi i parë perëndimor që filloi vaksinimin masiv. Vaksina bëhet me dy doza, me një largësi prej tre javësh.

VOA