Vrasja e të riut 25-vjeçar Klodian Rasha ka shkaktuar zemërim dhe në qytetin e Korçës ku dhjetra qytetarë janë përplasur me policinë.
Protestuesit kanë qëlluar me gurë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur në pjesën e pasme të kokës shefi i rendit, Marigel Jacellari si dhe tre efektivë të tjerë të policisë.
Disa persona janë shoqëruar në komisariat dhe disa prej tyre janë në dhomat e paraburgimit.
Krahas gurëve, protestuesit, kryesisht një grup të rinjsh kanë hedhur sende të forta, flakadanë dhe hekura në drejtim të godinës së bashkisë Korçë.
