Skip to content

VIDEO LIVE/ Protestuesit bllokojnë trafikun tek kryqëzimi i rrugës së Kavajës, i vënë flakën koshave të plehrave para automjeteve

Protestuesit janë shpërndarë në zona të ndryshme pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse për të larguar turmën nga Ministria e Brendshme.

Në pamjet e siguruara nga Fax Neës,  vihet re se disa prej protestuesve kanë vënë koshin e plehrave në mes të kryqëzimit të rrugës së Kavajës, më konkretisht para Bankës së Shqipërisë dhe i kanë vënë flakën.

Aty pranë ndodhen edhe autobusë plot me njerëz dhe makina të tjera që kanë mbetur të bllokuar pasi situata është përkeqësuar. Kjo është dita e dytë e protestës që mbahet në kryeqytet për vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Ndonëse kryeministri Rama deklaroi se Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, nuk ndalet revolta e qytetarëve.

/faxweb