Skip to content

VIDEO/ Shkatërrohet Muzeu Kombëtar, gjunjëzohet Tirana nga revolta popullore e të rinjve

Protesta në Tiranë ka përshkallëzuar në disa pika të ndryshme në kryeqytet ku turma e të rinjve po shkatërron gjithçka që i del përpara. Një pjesë e të rinjve kanë thyer dhe shkatërruar xhamat e Muzeut Historik Kombëtar.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxweb, revoltës qytetare nuk i ka shpëtuar as godina e muzeut.

Protestuesit janë në lëvizje të vazhdueshme por të lokalizuar në tre pika kyçe të kryeqytetit, një pjesë janë në ish-Bllok, një pjesë të kryeministria dhe një pjesë tjetër tek sheshi Skënderbej dhe kryqëzimi i rrugës së Kavajës.

/faxweb