Një pjesë e protestuesve që vijojnë revoltën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha janë pozicionuar në zonën e ish-Bllokut, ku i kanë vënë flakën koshave të plehrave në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Në pamjet e siguruara nga Fax News, dëgjohen protestuesit që thërrasin në kor “Drejtësi për Klodianin, vrisni komunistat, Edi Rama, të q**fsha motrën”. Ndërsa të tjerë vijojnë të ecin në rrugët e ish Bllokut duke shkatërruar gjithcka kanë përpara.
Disa prej të rinjve mbajnë shkopinj dhe sende të forta në duar, ndërsa policia e shtetit është shpërndarë në zona të ndryshme dhe përpiqet të shpërndajë turmat me anë të gazit lotsjellës dhe makinave ujëhedhëse.
Ndonëse kryeministri Rama deklaroi se Sandër Lleshaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministrit të Brendshëm, nuk ndalet revolta e qytetarëve.
(A.M/Faxweb.al)
/faxweb
