Skip to content

FNSH shoqëron regjisorin Edmond Budina, gjakoset protestuesi (Foto)

Në protestën e zhvilluar në Tiranë për Klodian Rashën ishte i pranishëm edhe regjisori i njohur, Edmond Budina.

Nga pamjet, ai shihet teksa është ndaluar dhe rrethuar nga efektivët e FNSH-së. Po ashtu, në Komisariat janë shoqëruar edhe disa protestues të tjerë.

Po ashtu, një nga protestuesit është plagosur nga goditjet e marra.

Aktualisht, nga Ministria e Brendshme, qytetarët janë zhvendosur drejt ish-Bllokut, ku kanë djegur edhe koshat e mbeturinave.