Skip to content

Po filmonte protestën, dhunohet nga policia dhe arrestohet gazetari Xhoi Malësia

Gazetari Xhoi Malësia është arrestuar nga policia gjatë raportimit për protestën që po mbahet për vrasjen e 25-vjecarit Klodian Rasha. Drejtori i Përgjithshëm informacionit i RTV ORA, Brahim Shima bëri apel që të lirohet menjëherë gazetari.

“Është e papranueshme që policia të kapë këdo që del para dhe ta çojë në komisariat. Nëse ka shtet të lirojë gazetarin dhe të mos shqetësohen familjarët e tij. Urgjentisht të ndalohet dhuna ndaj gazetarëve dhe të lirohet Xhoi Malësia. Gazetarët janë dhunuar edhe dje. Të arrestohet gazetari sepse po filmonte , kjo është e paprecedentë. Të lirohet gazetari menjëherë!”, tha Shima.

Ndërsa Brisida Shehaj thotë se Malësia është shoqëruar vetëm se po filmonte në vendin e ngjarjes. Ndonëse iu tha efektivëve që është gazetar dhe i ka paraqitur dokumentin, policia zgjodhi që ta shoqëronte për komisariat.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb