Skip to content

‘Luftë’ brenda llojit për postin e ministrit të Brendshëm? Ish-deputeti zbulon garën mes Braçes dhe Ballës për të zëvendësuar Lleshajn

Statusi i Gazmend Bardhit: Taulant Balla dhe Erjon Braçe mund të jenë në garë për të zëvendësuar Sandër Lleshaj, por gara se kush do të përhapë i pari lajmin e rremë nuk mund të hedh poshtë të vërtetën. Ajo që po shohim tani në Tiranë është për shkak të arrogancës, dhunës dhe manipulimit të qeverisë në këto 7 vjet.

Përpjekjet patetike të Partisë Socialiste për të fajësuar PD-në për 7 vitet e tyre të dështimit është vetëm një provë më shumë se Rama dhe qeveria e tij nuk kanë asnjë lidhje me realitetin që po jetojnë shqiptarët.

/faxweb