Skip to content

I vihet tritoli godinës në Shëngjin

54436049 1211357575705844 7822343177934733312 n 750x422 1

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një godinë në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatë në vendin e quajtur “Rana e Hedhun “.

Lënda eksplozive është vendosur në një objekt në ndërtim në pronësi të shtetasit L.Gj.,56 vjeç,banues në Tiranë,.

Fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.