Skip to content

“Së shpejti ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit do të udhëtohet vetëm me karta identiteti”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu tha se shumë shpejt ndërmjet Turqisë dhe Azerbajxhanit do të udhëtohet vetëm me karta identiteti.

Në një postim të bërë në “Twitter”, Çavusoglu shkroi: “Me protokollin e nënshkruar me vëllain tim, ministrin e Punëve të Jashtme të Azerbajxhanit, Ceyhun Bayramov midis Turqisë dhe Azerbajxhanit shumë shpejt do të jemi në gjendje të udhëtojmë me vetëm me kartën tonë të identitetit. Kjo i ka hije një kombi dhe dy shteteve! Fat të mbarë!”.