Skip to content

Infektimi nga Covidi/ Përveç maskave dhe dorezave, anëtarët e ekuipazhit të kompanive ajrore do të detyrohen të mbajnë pampersa

Stjuardesat në kompanitë ajrore kineze janë këshilluar të mbajnë pelena për të shmangur infektimin nga koronavirusi. Ato nuk duhet të përdorin tualetin gjatë fluturimeve nga vendet dhe rajonet me norma të larta infektimi, njofton autoriteti kinez i aviacionit civil.

Anëtarët e ekuipazhit gjithashtu duhet të mbajnë pajisje të plota mbrojtëse personale, duke përfshirë maska standarde mjekësore, doreza, syze, veshje mbrojtëse dhe mbulesa këpucësh.

Rregullat e rrepta shfaqen në botimin e gjashtë të Udhëzimeve Teknike për Parandalimin dhe Kontrollin Epidemik për Kompanitë e Transportit Ajror, i cili u lëshua nga Administrata e Aviacionit Civil të Kinës (CAAC) në fund të muajit të kaluar.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb