Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës kanë ndezur përveç Tiranës edhe studiot televizive, ku mbrëmjen e djeshme pati një debat mjaft të ashpër mes gazetarëve Andi Bushati dhe Karlo Bolino.
Ky i fundit u akuzua nga Bushati se është duke i bërë alibinë vrasësve për interesa personale tokash apo prona të tjera. Ndërkohë që vetë Bollino u përmbajt duke i quajtur akuzat e Bushatit shpifje, sulmin më të madh gazetarit duket se ia ka bërë zv.kryeministri Erion Braçe.
I rehatuar në kolltukun e shtëpisë së tij, Braçe duket se ka ndjekur me shumë nerv emisionin, dhe ka shpërthyer në akuza ndaj Bushatit, të cilin e quan fashist dhe komunist, dhe përmend ekzistencën e një videoje, që sipas tij gazetari i bën si ”cingije” një të forti të Shijakut.
Akuza shumë e fortë e Braçes, duket se ka kaluar limitet e sulmit ndaj Bushatit, ndërsa ky i fundit nuk ka ende një përgjigje për numrin dy në qeveri.
”Kete fshistin analist ne Top Channel, e njoh per cingijen me te ndyre te nje banditi ne Shijak; pastaj e kam pare ne nje video ku bente cingijen ne nje banjo restoranti ne plazh Durres! Cingije me te neveritshme se ky nuk ka ne televizione”, shkruan Braçe mes të tjerave, ndërkohë që më herët kishte postuar.
Postimet e Braçes:
Nje fashist qe ben si komunist ne Top Channel, thote se do e kishte per nder te ishte ne proteste bashke me llumin!! Por ama nuk del atje! Eshte trim me goje!
Nje idiot i ri ne Top Channel qe jep mend per te gjithe, thote se Klodjan Rasha u vra per shkeljen e ores policore! Ky soj qe me turret mua kur ngre nje akuze me letra ne dore duke ulerire respekto prokurorine, jane bere hem prokurore e hem gjykates!
Perseri fashisti qe ben si komunist ne Top Channel; Une nuk shes menderen per leke! Ka te drejte! Ky shet cdo gje jo vec menderen! Kurre se ka bere nje deklarate per te ardhurat pavaresisht vilave ku rri! Kurre nuk eshte kontrolluar per te ardhurat e tij! Shitja dhe paraja kjo!
Idioti i ri ne Top Channel po behet shembullor; Dhuna ne Tirane eshte simbolike! Ky eshte i vetmi idiot ne qarkullim qe sulmin mbi semaforet, muzeun kombetar vecanerisht e quan dhune simbolike! Tani cfare simbolike ka shkaterrimi i muzeut kombetar?! Ma thoni!
Kush ka vjedhur 20 milion euro tek Unaza mor mashtrues? Kush? Si? A e di qe atje vijon puna me nje tjeter projekt, me nje tjeter proces, me nje tjeter kosto dhe deri tani as eshte paguar 20 milion euro?! Po si ka mundesi qe ske as fytyre e as turp kur e verteta eshte tjeter?
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
