Skip to content

Nga 48 në 81 vjeç/ Kush janë 24 mjekët që humbën jetë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë

Koronavirusi është sëmundja më e rëndë me të cilën po përballet e gjithë bota, ndërsa nuk ka kursyer as mjekët, të cilët janë në vijën e parë të betejës. Që prej fillimit të pandemisë, në vendin tonë kanë humbur jetën 24 mjekë.

Të dhënat janë publikuar nga mjekja shqiptare Manjola Dokle, e cila punon në Itali dhe është vajza e ish-deputetit dhe ish-kryetarit të Kuvendit Namik Dokle.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra me dije nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë e deri ditën e djeshme kanë humbur jetën si pasojë e Covidit plot 965 qytetarë. Ndërkohë janë infektuar gjithsej 46 mijë e 61 qytetarë.

Mjekët që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19:

Anibal Byberi (53 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Bajram Curri.
Astrit Haziri (54 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Kukës.
Arian Pushi (58 vjeç) – mjek hematolog, Tiranë.
Agron Menzelxhiu (71 vjeç) – kirurg, Elbasan.
Memo Boçi (81 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.

Hysni Shkjau (69 vjeç) – mjek familje, Pukë.
Vilson Topulli (73 vjeç) – epidemiolog, Tiranë.
Zyliha Kraja (78 vjeçe) – kirurge, Shkodër.
Esat Pashaj (71 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Skrapar.
Muharrem Xhepexhiu (64 vjeç) – mjek familjeje, Lushnjë.

Sefer Dervishi (61 vjeç) – mjek familjeje, Kavajë.
Ilirjan Draçi (66 vjeç) – mjek i përgjithshëm, Tiranë.
Hidajet Deda (67 vjeç) – pediatër, Kavajë.
Eduart Dhamo (57 vjeç) – mjek i përgjithshëm,Lushnjë.
Shaqir Shehu (68 vjeç) – kirurg, Kukës.

Ibrahim Kaziu (68 vjeç) – pneumolog, Dibër.
Ferdinand Shkrepa (68 vjeç) – okulist, Elbasan.
Bledi Nini (48 vjeç) – otorinolaringolog, Tiranë.
Myftar Zemani (78 vjeç) – mjek familjeje, Fier.
Leonard Kamberi (47 vjeç) – gjinekolog, Vlorë.

Suela Muça (48 vjeçe) – gjinekologe, Tiranë
Drini Dobi (51 vjeç) – neurolog, Tiranë
Raimonda Lengu – mjeke familje, Tirane
Flutura Hashorva – mjeke pneumologe

/faxweb