Skip to content

Dëmet nga protesta e djeshme mbyllin Bibliotekën Kombëtare, ngrihet Grupi i Emergjencës

Pas tubimit të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku protestohej për të vënë drejtësi ndaj Klodian Rashës që u qëllua nga policia, njoftohet se Biblioteka Kombëtare do të qëndroj e mbyllur deri në një njoftimi të dytë. Vetë burimet pranë këtij institucioni kanë thënë sot se për shkak të dëmeve të shkaktuar nga protesta e djeshme ajo do të qëndrojë e mbyllur. Ndërkohë që është ngritur edhe Grupi i Emergjencës për të riparimin e dëmeve të shkaktuar dhe për rikthimin në normalitet.

Njoftimi i plotë:

Njoftimi! Për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.

Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

(E.G/Faxweb.al)

/faxweb