Skip to content

Corona shpërfytyron Merkelin: gati në lot, grushton folësen (pamje)

Edhe pse Gjermania është një vend që aktualisht ka disa nga masat më të rrepta në Evropë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, numrat në atë vend nuk po bien.

Gjatë debatit të djeshëm në parlament mbi buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, kancelarja Angela Merkel mbajti një fjalim shumë të pazakontë dhe emocional për këto masa.

Me një fjalim sugjerues, ajo u përpoq të vinte në dukje nevojën për të futur masa edhe më të rrepta të kufizimeve në jetën publike sa më shpejt të jetë e mundur, në gjithë territorin e vendit.

Merkel bëri gjest atipikisht gjatë fjalimit: grushtoi folësen.

Megjithëse ajo u drejtohej deputetëve, dukej sikur po ju drejtohej të gjithë qytetarëve.

“Janë vetëm 14 ditë deri në Krishtlindje – vetëm 14 ditë! Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në fuqinë tonë për të mos u rikthyer në një situatë të rritjes eksponenciale të numrit të të infektuarve. Unë po ju them: nëse kemi shumë kontakte deri në Krishtlindje tani, atëherë kjo është arsyeja pse duhet të bëheni gati për Krishtlindjen e fundit që do kalojmë me gjyshërit tanë. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë, zonja dhe zotërinj! “, ishte mjaft e qartë Angela Merkel.

Sipas Deutsche Welle, duhej të ishte një fjalim në të cilin Angela Merkel përmblodhi 15 vitet e saj në detyrë, por pandemia e ndryshoi atë.