Skip to content

Tentoi të përdhunonte 27-vjeçaren, gjykata lë në burg shqiptari në Angli, ja sa vjet u dënua

Është dënuar me 5 vite dhe 7 muaj burg një shqiptar në Angli, pasi ka tentuar që të përdhunonte një 27-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cila kanë thënë se Lulzim Gaxha,  27 vjeç është dënuar nga gjykata “Snaresbrook Croën Court”. Në seancën e gjyqit që u bë ai e pranoi akuzën e përdhunimit.

Chris Maxim,  në përfaqësues nga njësia e abuzimeve seksuale të Met’s East Area, tha: “Ne të gjithë mund të ndjehemi të sigurt tani  pasi një përdhunues si ai, i cili përfitoi nga një vajzë e pambrojtur që ecte vetëm në shtëpi, tani është aty ku i takon. Ky është një rast pozitiv jo ​​vetëm për viktimën e këtij incidenti hidhërues, por edhe për komunitetin e gjerë që i dënon këto akte të tilla. ”

27-vjeçari e dalloi Gaxhën duke e ndjekur ndërsa ishte duke shkuar për në dyqanet në qendrën e qytetit Barking rreth orës 11.40 të natës në 30 Prill. Ajo kaloi rrugën dhe foli me një roje sigurie në stacionin e trenit Barking për ngjarje që i kishte ndodhur nga i riu shqiptar.