Nis tubimi i dhunshëm përpara kryeministrisë, policia ndez sinjalin e alarmit dhe shpërndan turmën me gaz lotsjellës
Një numër i madh protestuesish janë mbledhur përpara kryeministrisë, ku që në fillim të tubimit ka patur një agravim të situatës. Të rinjtë kanë qëlluar me mjete piroteknike ndaj efektivëve të cilët i janë kundërpërgjigjur menjëherë duke ndezur sinjalin e alarmit se do të shpërndahet turma me ujë me presion dhe gazlotësjellës.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNeës, të rinjtë e mbledhur janë shpërndarë pas përdorimit të gazit lotsjellës, për të gjetur një rast të volitshëm për tu rigrupuar sërish.
/faxweb
