Skip to content

Përfundon mbledhja e KED, vendimet që u morën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sa i takon ngritjes dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, KED ka vendosur për lejimin  e kandidatit Përparim Kalo për kandidimin për Gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq KED vendosi ndalimin e kandidimit të Klajdi Mone për vakancën e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas KED kandidati për të cilin është vendosur ndalimi, ka pasur mangësi të kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji

/faxweb