Skip to content

Policia nuk lejon afrimin e protestuesve në institucionet kryesore, të rinjtë e revoltuar drejtohen drejt Kuvendit (Luftë guerile në kryeqytet)

Grupe të rinjsh protestues janë drejtuar në zonën e Parlamentit të Shqipërisë.

Policia ka mobilizuar forcat speciale, të cilat kanë rrethuar godinën e Kuvendit të Shqipërisë.

Ndërkohë që në disa zona të ndryshme të Tiranës të protestuesit janë shpërndarë dhe nuk lejohen të afrohen pranë godinës së kryeministrisë.

Ndërkohë pak më parë disa prej protestuesve të dhunshëm janë shoqëruar nga policia.

/faxweb