Reperesionit policor, nuk i ka shpëtuar as kryredaktori i gazetës Koha Jonë, Qamil Xhani.
Policia, e cila është vënë në ndjekje të protestuesve, ka arrestuar përpara ambjenteve të redaksisë dhe gazetarin.
Pavarësisht thirrjeve të të pranishmëve dhe të gazetarëve të tjerë, që identifikonin gazetarin, sërish ai është marrë me forcë në makinë.
Lajmin e ka konfirmuar dhe botuesi, Nikollë Lesi, i cili shprehet se kryeredaktori është marrë nga Forcat Speciale.
Ndërkohë gazeta “Mapo” ka siguruar dhe fotot e bëra gjatë shoqërimit të gazetarit Xhani.
