Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë prtestës së sotme, ku një adoleshente është shpëtuar nga bashkëmoshatarët e tij teksa policia përpiqej ta prangoste. Ngjarja ndodhi kur një grupim i të rinjve u spostua në zonën e ish-Bllokut. Në përpjekje për të neutralizuar turmën, efektivët tentuan prangosjen e të riut, siç shihet dhe në foto, por ndërhrja e shokëve të tij bëri që ky i fundit t’i shpëtonte efektivëve.
Kujtojmë se protesta e sotme e mbajtur në kryeqytet u shoqërua me represion policor nga ana e efektivëve, të cilët shoqëruan masivisht të rinjtë që u mblodhën për të protestuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.
/faxweb
