Qartësohet kalendari i vaksinimit ndaj koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) me vaksinën e porositur nga Kina.
Sipas planifikimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë, vaksina e parë do bëhet më 25 dhjetor.
Përparësi në vaksinimin do të kenë punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët janë në ballë të luftës kundër virusit. Gjithashtu në fazën e parë do të vaksinohen qytetarët mbi 65 vjeç, të cilët konsiderohen si një grup i rrezikuar. Pacientët kronikë dhe ata që nuk mund të largohen nga shtëpia do të vaksinohen në adresat e tyre. Vetëm personat që nuk kanë pasur koronavirus më parë do të vaksinohen.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca tha se vaksina, e cila do të bëhet në dy doza me një interval prej 14-21 ditësh, do t’u jepet falas qytetarëve dhe se vaksina do të bëhet në institucionet shëndetësore, posaçërisht në qendrat shëndetësore familjare.
Vaksinat do të shpërndahen njëkohësisht në të katër anët e Turqisë. Do të krijohet një zinxhir i ajrit të ftohtë për transport dhe magazinim.
Një total prej 50 milionë doza vaksinash do të vijnë nga Kina, duke përfshirë 20 milionë doza që do të vijnë në dhjetor. 25 milionë njerëz do të vaksinohen me aplikimin e dy dozave.
