Skip to content

“Plot një orë një grup minorenësh u lejuan të shkatërronin çdo gjë!” Gazetari nxjerr fotot dhe pyet Ardi Veliun: Në cilin rast policia ka shkelur ligjin!

Protesta e sotme në Shkodër u shoqërua me akt dhune, ku dhjetëra të rinj dogjën selinë e Partisë Socialiste, ndërkohë që nuk kishte të pranishëm asnjë efektiv policie.

Ndërhyrja e policisë për të ndaluar të rinjtë erdhi me shumë vonesë, ndërkohë që një natë më parë në Tiranë, qytetarët që kishin dalë në protestë u shperndanë më urgjencë brenda disa minutave duke mos u lejuar të tubojnë.

Gazetari Mentor Kikia në një shkrim në mediat sociale i ka drejtuar disa pyetje publike drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu në lidhje me sjelljen e policisë në të dy protestat.

Postimi i plotë: Një pyetje publike për Ardi Veliun! Shikoji pak këto dy foto, zoti Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

E para, mbrëmë në Tiranë: Policia, me makinat ujëhedhëse, me skafandra, mburoja, shkopinj gome, tymuese e gaz lotsjellës, edhe pasi i kanë larguar protestuesit nga institucionet, i ndjekin edhe nëpër bulevard.

E dyta, sot në Shkodër: Një grup minorenësh, edhe fëmijë madje kishte, tërësisht të pashqetësuar, të lirë në vullnetin e tyre shkatërrues, u argëtuan duke thyer, shkatërruar e më pas duke i vënë zjarrin mobiljeve dhe sendeve të tjera që ishin brenda në selinë e PS-së. Plot një orë zgjati shkatërrimi. Asnjë polic nuk u pa. Erdhën vonë, kur ishte bërë prushi për të pjekur misra.

Në shpjego pak publikisht: Në cilin rast policia ka shkelur ligjin. Nuk mund të jenë të dyja në rregull apo jo?

/faxweb