Skip to content

“Jeni një ndër emrat e përfolur për të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme?”, ja si përgjigjet Taulant Balla nga Shkodra

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla pasditen e sotme së bashku me koordinatorin e Qarkut në Shkodër Ilir Beqjan, ishin të pranishëm në selinë e PS-së në këtë qytet për të parë dëmet e shkaktuara nga djegia që u bë mesditën e sotme nga një grup të rinjsh.

Balla tha se ky ishte një sulm i porositur nga Tirana dhe se ka për autor Sali Berishën, Ilir Metën, Kryemadhin edhe Bashën.

Ndër të tjera Balla u pyet edhe për postin e Ministrit të Brendshëm, pasi është një ndër emrat që lakohet në mediat për të marrë këtë pozicion. Por deputeti socialist nuk pranoi që të flasë rreth këtij lajmi.

Gazetari: Z. Balla, jeni një ndër emrat më të përfolur për postin e Ministrit të Brendshëm, nëse do tju propozohet ky post si do të jetë policia nën drejtimin tuaj.

Balla: Unë ju falenderoj për pyetjet dhe për transmetimin që keni bërë sot dhe na lini pak që të flasim me PS-në në Shkodër për fitoren e 25 prillit.

Shkodranët i vunë flakën selisë së PS-së, mbërrin me urgjencë Balla dhe Beqja: Sulmi është porositur nga Tirana, Monika të heqë dorë nga pagesat e minorenëve

/faxweb