Skip to content

“Në shesh ka edhe protestues të droguar”, Sandër Lleshaj flet pas dorëheqjes: Te familja Rasha do shkoj të pi një kafe!

Pak ditë pas dorëheqjes si ministër i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për emisionin ‘Java në RTSH’ në lidhje me protesatat që po zhvillohen në kryeqytet.

 “Dëme te pjesshme mund të bëjë kushdo. Çdo i çmendur. Por asnjë rrezik nuk ekziston dhe nuk mund te ekzistojë në kuptimin e  sigurisë së përgjithshme të vendit. Sigurisht ka disa persona të gënjyer, të manipuluar, të keqpërdorur apo të droguar në disa raste. Një pjesë e protestuesve është e paguar nga ata që kanë interes për të kthyer në kauzë politike një mort tragjik. Por sfera e dëmit apo ndikimit të tyre do të jetë në kufijtë e të kontrollueshmes. Sepse qytetarët respektojnë parimet e bashkëjetesës dhe ligjet dhe distancohen nga aktet e tilla” – tha Lleshaj.

Ai u shpreh se do të shkojë ta vizitojë familjen e 25 vjeçarit të vrarë Klodian Rasha personalisht, pasi deri më tani nuk ka mundur për shkak se intensiteti i këtyre ditëve ka qenë shumë i lartë.

“Me familjen e viktimës nuk kam marrë kontakte, por kam krijuar përshtypjen se është një familje jashtëzakonisht e lartë. Por intentsitet i këtyre ditëve më ka bërë të mos shkoj për vizitë. Besoj se do të shkoj të pi një kafe tek ajo familje privatisht,”- tha Lleshaj.

 

/faxweb