Skip to content

“Lejoi” djegien e selisë së PS-së, kush është shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Shkodrës, i emëruar ditën e sotme

Paulin Çupi është shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Ai është emëruar pikërisht ditën e sotme në kërë detyrë, ndërsa është përballur menjëherë me një protestë, e cila nga disa të rinj adoleshentë, nuk ishte shumë paqësore, pasi dogjën selinë e PS-së dhe asnuk nuk ndërhyri.

Çupi është parë sot edhe në krye të uniformave blu në terren, në shoqërinë e drejtuesve të tjerë të policisë së Shkodrës. Në ditët e fundit të qershorit të kaluar, Paulin Çupi u shkarkua nga detyra e shefit të Komisariatit të Policisë së Vau- Dejësit.

Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe eksponentë të shumtë të PD-së kanë denoncuar anëtare të PS-së se e kanë inskenuar vetë djegien e selisë së PS-së në Shkodër.

Selia e PS-së u dogj dhe u bastis nga një grup minorenësh mesditën e sotme, ndërkohë që për rreth një orë asnjë efektiv policie nuk u duk që të neutralizonte situatën që ishte krijuar në mes të qytetit.

Sakaq kryebashkiakia Voltana Ademi ka denoncuar në prokurorinë e drejtuesit e policisë së shtetit, pasi sipas saj policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.

(M.Q/Faxweb.al)

/faxweb