Një mjet është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan, ku është shkrumbuar mjeti tip “Audi” me targë As 019 SC. Mësohet se mjeti i djegur është në pronësi të shtetasit Hyrjan Boshnjakut, ndërsa makina ishte parkuar pranë pallatit ku ai banonte.
Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.
Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes. (E.K/Faxweb.al)
/faxweb
