Skip to content

3 punonjës dalin pozitiv brenda ditës, frikë në bùrgun e Fierit, rriten rastet e infektimeve me Covid

Shtohen rastet ne Covid 19 në Fier, ndërsa një ditë më parë ka pasur raste infektimesh edhe në bùrgun e Fierit. Një ditë më parë 3 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv ndaj testit. Kështu, një mjek, një infërmier dhe një ekonomist i bùrgut të Fierit i shtohen të tjerë pjestarëvë të stafit të cilët kanë dalë pozitiv me covid.

Deri më sot nuk ka informacione që të ketë të prekur nga radhët e të bùrgosurve, ndërsa janë karantinuar tashmë të gjithë të prakurit.

Por listës së 1702 personave që rezultojnë deri më sot pozitiv aktiv në Fier një ditë me parë i janë shtuar edhe 1 mësuese e 2 nxënës, disa punonjës fasonerie, 1 instruktor palestre, 7 pensionistë e disa të papunë.

Pas Tiranës, Fieri mbetet i dyti në rang vendi që ka numrin më të madh të rasteve aktiv. (E.K/Faxweb.al)

/faxweb